Rezistenca ndaj gjumit? Këshilla praktike si t’i çoni fëmijët në shtrat
1.Vendosja e një orari gjumi për fëmijët tuaj
Zgjidhni një orar të përshtatshëm për fëmijët ( për shembull 07:00 për 5 vjeçarët, 08:00 për 8 vjeçarët, 09:00 për 10 vjeçarët) në mënyrë që fëmijët të krijojnë një kohë të rregullt të gjumit. Sigurohuni që ata të jenë gati para se të bien të flene, duke jua shpjeguar të mirat që sjell ky ndryshim, pa debatuar.
2.Bëhuni të duruar dhe të gatshëm për ndryshime.
- Vënia në gjumë e fëmijës pa dëshirën e tij nuk është një mënyrë e mirë për të edukuar fëmijën tuaj. Para se të vendosni një orar gjumi duhet të vëzhgoni me kujdes orarin kur fëmija bie në gjumë. Për shembull :
- Në qoftë se ju dëshironi që fëmija juaj të bjerë në gjumë rreth orës 08:30, por ai preferon më shumë kohën rreth orës 10:00, mundohuni të mërrni në konsideratë atë çka fëmija dëshiron. Tregohuni të duruar. Në qoftë se ju e përshpejtoni shpesh orarin e gjumit , kjo do të sjell çekuilibrim të gjumit të fëmijës.
- Mos e ndryshoni orarin e gjumit nqs e keni gjetuar atë ideal.
3.Rutina e orarit të gjumit.
- Krijoni një rutinë për fëmijët e cila përmban aktivitete të hareshme dhe qetësuese, si: një dush i mirë, leximi i ndonjë libri etj . Evidentoni lojrat shumë energjike si: lojrat me top , vrapi, TV etj.
4.Vendosja në gjumë.
Pasi ka mbërritur orari i gjumit dhe fëmija ka rënë në krevat do të ishte mirë të largoheshit nga dhoma para se atë t’a zërë gjumi. Pasi kjo e ndihmon fëmijën të mësohet të bjerë vetë në gjumë.
5.Po në rastet kur fëmija insiston të largohet nga krevati apo dhoma e tij?
Në rastet kur fëmija kërkon të largohet nga krevati apo dhoma e tij, duhet përdorur një mënyrë bindëse dhe tërheqëse për t’a kthyer fëmijën përsëri në shtrat. Vëreni sërish në krevat dhe mbajani derën mbyllur për disa minuta, më pas hapeni ngadalë dhe shihni nëse ai po fle apo është ende zgjuar. E gjitha kjo bëhet për të edukuar fëmijën të ndihet i pavarur dhe jo për ta frikësuar atë.
6.Shpërblejeni fëmijën sa herë që ai arrin suksese.
Shpërblimi i fëmijes sa herë që ai arrin diccka të mirë, e bën fëmijën të përpiqet akoma më shumë. Një lodër do të mjaftonte si shpërblim. Por kjo gjithmonë varet nga mosha e fëmijës tuaj.
7.Mbani një qëndrim të rreptë para fëmijës
- Gjithçka thamë më lart lidhet me ndryshimin e sjelljes së fëmijës. Në rastet kur ai nuk bindet dhe nuk pranon për të pasur një orar të organizuar gjumi, nuk duhet të dorëzoheni. Provoini të gjitha mënyrat që kemi përmendur dhe do të arrini një rezultat të këndshëm.
Përktheu: B.Lica /Kids’ Time