Kjo foto u bë virale, arsyeja do t’iu prekë zemrat

Pasi Gloria dhe Steve Kimmel humbën vogëlushin e tyre 14 muajsh nga një atrofi muskulare e shtyllës kurrizore në vitin 2015, ata vendosën të bënin tatuazhe të ngjashme në kujtim të të voglit. Krahët e ëngjëllit do t’i kujtonin prindërve të rinj se një ëngjëll i shikonte nga lart. Pas dy vitesh , Gloria i dha jetë një vajze të shëndetshme dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e djalit të parë ajo realizoi një set që u bë menjëherë viral në rrjet.
“Meqë djali nuk mund të ishte fizikisht me ne, vendosëm që dhe ai të përfshihej në setin fotografik të vajzës duke e mbështjellë atë me krahët e engjëllit tonë të vogël” është shprehur nëna e re.
“Ai ishte gjysma e secilit prej nesh”, tha Gloria. “Pra, secili prej nesh ka një nga krahët e tij. Ai ishte engjëlli që na bashkoi edhe më shumë, kur ishim aq të humbur pa të”.

Share With:
Translate »
967 Views