Rifillon jeta! Olta Gixhari del për shopping dhe për kafe me të porsalindurin
Disa ditë më parë aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të dytë. Sot aktorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me të birin e porsalindur. Në foto shihet Olta që mban në krahë djalin gjatë një vizite në Madrid.
Po ashtu bebi i vogël, emri e të cilin ende nuk e dimë, ka dalë një xhiro me mamin me karrocë në Madrit.
Muajt e fundit të shtatzënisë Olta i kaloi në Spanjë, aty ku solli në jetë edhe djalin e madh, Amarin dhe ku jetoi me bashkëshortin e saj për disa vjet.
Ajo u kthye në Shqipëri kur mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother Vip 2 dhe qëndroi për një kohë të gjatë.