Rihanna s’e di sa fëmijë do bëjë, por do të tentojë derisa t’i dali një vajzë

Rihanna, në kopertinën e Interview foli për marrëdhënien e saj me ASAP Rocky-n dhe fëmijët e tyre, RZA dhe Riot, si dhe me planet për t’u bërë nënë për herë të tretë (ose më shumë).

Stilisti i saj, Mel Otteberg e pyeti se sa fëmijë do të ketë dhe Riri dha një përgjigje të pritshme: “S’e di. Sa të dojë Zoti që unë të kem. Nuk e di sa Zoti do, por unë do të doja më shumë se dy. Do të tentoj për vajzë, por sigurisht, nëse do të jetë një djalë tjetër, është në rregull”.

Ajo ka folur edhe në Vogue China për mëmësinë dhe individualitetin e fëmijëve. “Gjëja më e bukur është se fëmijët vijnë në këtë botë me individualitetin dhe sinqeritetin e tyre, pa logjikën që zakonisht të bën t’i bashkohesh një grupi të caktuar. Është vërtet shumë e bukur që ta shohësh këtë dhe të duash t’i ndihmosh fëmijët të kalojnë nëpër këtë rrugëtim dhe të sigurohesh që ata të jenë ata që duan të jenë. Është unike”, përmbylli ajo.

Share With:
Translate »
27 Views