Rihanna sërish shtatzënë? Fotot që nxitën spekulimet se këngëtarja po pret fëmijën e tretë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së bashku pasi paparacët i fotografuan ndërsa ishin në Milano. Rihanna dhe A$AP tashmë kanë dy fëmijë së bashku, RZA dhe Riot, të cilët lindën në 2022 dhe 2023. Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate.

Rihanna, A$AP, fëmijët e tyre dhe shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde bënë një udhëtim jashtë vendit për të festuar ditëlindjen e 36-të të yllit të popit. Mbi kokën e saj ishte një kurorë ku shkruhej “Vajza e ditëlindjes”.

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që
Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një veshje të lirshme, një xhaketë gri dhe një palë taka ngjyrë metalike teksa mbante një pellush të zi në duar. Dukej sikur Rihanna po përpiqej të largonte vëmendjen nga barku i saj. Kohët e fundit, thashethemet se Rihanna është shtatzënë kanë filluar të qarkullojnë në X.

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që

“Rihanna është përsëri shtatzënë?” pyeti me kureshtje një person në platformën e mediave sociale të martën.

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që

Këngëtarja është e njohur për mbajtjet e fshehta të shtatzënive siç bëri me dy fëmijët e saj të parë. Nga fotot e paparacëve vërehet një bark paksa i rrumbullakosur por këngëtarja nuk ka pohuar ose mohuar ende një shtatëzëni të mundshme.

Share With:
Translate »
28 Views