“Rita lan enët në shtëpi”, Vera Ora rrëfen anën e panjohur të këngëtares dhe familjes së saj

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ishte e ftuar pasditen e sotme si rrallëherë për intervistë në një ekran shqiptar. Vera u shfaq në emisionin “Ftesë në 5”, në të cilin tregoi detaje të shumta nga jeta, që nga emigrimi dhe deri tek marrëdhënia me Ritën.

Vera Ora shpjegoi se pas emigrimit në vitet ’90 në Londër, problemi i saj më i madh ishte gjuha.

“Problemi më i madh kur arrita atje ishte gjuha, se flisja pak anglisht. Në fillim s’ punova, qëndrova me vajzat dhe jam e lumtur për këtë”, tregoi ajo.

Ndër të tjera Vera Ora tregoi se familja e tyre është shumë normale dhe se Rita madje merret edhe me larje enësh, apo përgatitje ushqimi.

“Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”, tha Vera duke qeshur.

 

Gjatë intervistës ajo mori dhe një videomesazh nga Rita. Këngëtarja me famë botërore përshëndeti të ëmën në shqip dhe u shpreh se e ka marrë malli shumë për të.

“Përshëndetje mami. Surprizë. Më ka marrë malli shumë. Doja t’u dërgoj një video për t’ju  treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj. S’di nga t’ia filloj por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi. Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë. Të dua shumë dhe Zoti të bekoftë. Mirupafshim”, u shpreh Rita.

Share With:
Translate »
355 Views