Rita Lati surprizon Rozën pas rrëfimit të abortit: Kur ta kesh krijesën brenda vetes…

Roza ka ndarë gjatë spektaklit të sotmë të Big Brother VIP 3 një nga historitë më tronditëse të jetës së saj.

Mes lotësh Roza ka rrëfyer se si ka zgjedhur të kryente një abort, për arsye se ajo nuk dëshironte të ishte një nënë e vetme pa patur partnerin në krahë dhe fëmija i saj figurën atërore.

“S’ka shumë kohë që ka ndodhur, vitin që lamë pas.

Mami më ka ndenjur afër gjithmonë. Unë e kisha marrë vendimin tim. Mami u mërzit për abortin, edhe unë gjithashtu por unë dua më shumë se kaq. Unë nuk dua vetëm një bebe unë dua familjen. Big Brother është për të treguar edhe plagët tona për të mësuar ne dhe ata që na ndjekin.

Sido qoftë unë momentin tim delikat kur mora vendimin e kam dënuar veten time. Unë i rash kokës time me grushta. Kalova nga e qara në një egërsi me veten time. Kam rrahur veten time. Një shoqe mora një telefon dhe mu përgjigj se nuk vinte dot sepse i dhimbte dhëmballa por më pyeti nëse e kisha marrë rrogën apo jo.

Thyerja ime nuk ishte vetëm nga ana shpirtërore por edhe nga ana shoqërore. Në këtë Big Brother VIP këtë dua të tregoj se egoja është sëmundja më e madhe.

Rita e di se çfarë kam kaluar. Mbaj mend që të nesërmen pas rrëfimit që kam bërë më erdhi një dron nga mami.”- ka treguar Roza.

Teksa Roza ka qenë duke rrëfyer një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, kur kishte marrë vendimin për të kryer abortin zilja e shtëpisë ka rënë.

Aktorja e njohur Rita Lati, nëna e Rozës është futur brenda shtëpisë për të surprizuar vajzën e saj.

Roza ka shpërthyer në lot, ndërkohë që dyshja janë përpërqafuar.

“E vogal mamit ti, kapedania e mamit ti, jeta ime ti, shpirti i mamit mos më bëj të qaj. Je shumë mirë’- dëgjohet t’i thotë Rita, Rozës.

Rita gjithashtu i ka dhënë një këshillë të vyer Rozës lidhur me mëmësinë dhe për të ardhmen kur do të vendosë për të bërë një fëmijë.

“Kur ta kesh krijesën brenda vetes nuk dua ankth, nuk dua stres. Kur ta marrësh këtë vendim të jesh e sigurt, e bindur, të këndosh, të qeshësh dhe t’i japësh dashuri që në bark bebit të vogël.’- e këshilloi Rita, Rozën.

Share With:
Translate »
60 Views