Rita Ora feston ditëlindjen me Taikan në Prishtinë, nëna e saj i publikon foton nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston ditën e sotme ditëlindjen e saj. Ajo mbush 33 vjeç.

Në ditën e lindjes së saj, Rita së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, i cili i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhjen çiftit në shtetin e Kosovës.

Ndërsa nëna e saj Vera Ora ka publikuar një foto të Ritës kur ka qenë e vogël.

“Rita Pita duke arritur yjet. Gëzuar ditëlindjen zog”, shkruan ajo.

Rita Ora feston ditëlindjen me bashkëshortin në Prishtinë,

Share With:
Translate »
115 Views