Rita Ora flet për dy vajzat e bashkëshortit nga martesa e tij e parë: Jam si një nënë për to

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi disa komente të rralla dhe plot dashuri për rolin që luan në jetën e dy fëmijëve të bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi.

Në një intervistë për podcastin “Begin Again” me Davina McCall, 34-vjeçarja tregoi se sa shumë i shijon momentet që kalon me fëmijët e Taikas – Te Kāinga o te Hinekāhu (13 vjeçe) dhe Matewa Kiritapu (nëntë vjeçe) – të cilat ai i ka nga martesa e mëparshme me regjisoren Chelsea Winstanley, shkruan Revista People.

“Është kaq zbavitëse. E kaloj për mrekulli me ta”, rrëfen Rita me entuziazëm. “Jam si ajo zana e mirë e përrallave që u sjell gjithë sheqerin dhe akulloret, pastaj i kthen prapë në shtëpi. Dhe e ëma e tyre – që e dua pafund – më thotë: ‘Janë bërë për të ngritur murin përpjetë!’”.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ajo shton se një nga bukuritë e të qenit njerkë është fakti që mund të bësh gjëra “paksa të ndaluara”.

“I nxjerr nga shtëpia, i çova në një koncert të Ed Sheeran, madje u takuan edhe me të! Ua dhashë gjithçka këtyre fëmijëve”, thotë me buzëqeshje interpretuesja e hitit “Let You Love Me”.

Rita dhe Taika nisën të përfliteshin për një romancë në vitin 2021, ndërsa në gusht të 2022-ës u konfirmua se ata ishin martuar në një ceremoni shumë të vogël dhe private.

Në një intervistë të mëvonshme për “Heart Breakfast” në janar 2023, Rita konfirmoi zyrtarisht martesën duke thënë: “Thonë që gjithçka ndodh për një arsye. Jam zyrtarisht e zënë, njerëz!”.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/Instagram)

Gjatë një paraqitjeje në “The Drew Barrymore Show” në shkurt 2023, Rita zbuloi se lidhja e tyre nisi si miqësi kur të dy po punonin në Australi:

“Ai është i mrekullueshëm. Ishim miq për gjashtë vite para se të vendosnim të ‘prishnim gjithçka’,” tha ajo me shaka.

Dashuria e tyre ka ndikuar edhe në krijimtarinë artistike të Ritës. Albumi i saj i fundit, “You & I”, përfshin një këngë me të njëjtin titull që është frymëzuar pikërisht nga dita e dasmës së tyre.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/Instagram)

“Më i madhi mbështetës dhe avokat i imi është Taika,” theksoi ajo në një intervistë për revistën People në korrik të vitit 2023.

Në të njëjtën kohë, Rita pranoi se ëndërron të zgjerojë familjen me Taikën: “Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se planet për të ardhmen janë plot dashuri, bashkëpunim dhe ndoshta edhe fëmijë të përbashkët.

Një martesë që nisi me miqësi dhe u kurorëzua me dashuri, ndërsa Rita Ora, përtej skenës, po ndërton me përkushtim dhe ndjeshmëri rolin e saj të ri në jetë.

Share With:
Translate »
46 Views