Rita Ora mund të jetë superstar, ama mami i qan turshitë me lakër
Edhe pse jetën e kanë ndërtuar jashtë Kosovës prej shumë vitesh, prindërit e këngëtares Rita Ora kanë ruajtur disa zakone që i lidhin ngushtë me origjinën e tyre. Një prej tyre është edhe gatimi. Me anë të një fotoje ku shfaqet Nick Ora, Vera ka treguar se ka nisur përgatitja e turshive. Këtë herë çifti ka zgjedhur të bëjë lakër të bardhë dhe të kuqe turshi. “Ky është Nicku i cili ka bërë lakër të kuqe dhe të bardhë turshi. Kam vendosur që ta shoqërojmë me pastërma”, ka shkruar Vera.
Gatimi i turshive dhe i pastërmasë është një traditë që e ndjekin shumë shqiptarë sidomos gjatë dimrit. Këto dy ushqime gatuhen në forma të ndryshme dhe specifike sipas zonave nga veriu në jug.