Rita Petro: “Vajza u rrit në zyrat e librit, nuk ka ndjerë aromën e gjellës…”

Shkrimtarja e njohur Rita Petro ishte e ftuar në emisionin “Interview”, ku ka folur për shumë gjëra të jetës, por theksin e ka vendosur më tepër te mungesa që vajza e saj ka ndjerë për nënën, pasi shkrimtarja ishte shumë e fokusuar në karrierë.

“Është e drejtë që vajza ime të më thotë ti nuk ishte shumë me mua”, tha ndër të tjera Petro, pasi vogëlushes së saj i kanë munguar disa gjëra që çdo fëmijë duhet t’i ndjejë ka thënë ajo.

“Në faza të ndryshme i kam dhënë prioritet disa gjërave dhe kam lënë pas dore gjëra të tjera. Përshembull kur u ngrit biznesi, vajza ime ka pasur të drejtë të më thotë ‘ti nuk ishe shumë me mua’. Pavarësisht se ajo është rritur në zyrat e librit, por nuk ka ndjerë aromën e gjellës, të gatimit, që çdo fëmijë e dashuron nga mamaja e vet.

Pra dashuria ishte e para dhe mua më frymëzon, por kur ti i jepesh me mish e me shpirt edhe biznesit, edhe ajo dashuria sikur fillon edhe harron, e lënë pas dore. Pastaj kur u krijua shtëpia botuese, unë doja të mos merresha shumë me art. E lash pas dore poezinë dhe fillova botoja libra njëherë në 7-8 vite. Por ato ishin libra me shpërthime të mëdha. Unë si duket brenda vetes e ndieja, megjithëse biznesin e kam bërë me qejf, se prapë ka qenë me librin shkollor, por e lash pas dore.

Tani i jam vënë më shumë pjesës si shkrimtare, lëvizje. Tani mund të kem lënë pas dore disa gjëra, që i rrija shumë biznesit te koka. Por ajo që është e rëndësishme, kompromise të ulëta unë nuk i kam bërë ndonjëherë. Qoftë në lidhje me krijimtarinë, qoftë në lidhje me dashurinë.

Sepse edhe dashuria ndonjëherë blihet me para. Edhe dashuria edhe pjesa e biznesit që t’i të arrish majat, mund të blihet me para, me korrupsion. Gjithmonë të ofrohet pjesa e korrupsionit. Kemi përballuar situata të vështira, duke mos qenë afër asnjë krahu politik”, tha Petro.

Share With:
Translate »
49 Views