Robert Aliaj: Djali im nuk do ta gjejë partneren në program, ai është më i thellë

Djali i Robert Aliajt, Kristi merr pjesë në “Love Story” në kërkim të dashurisë dhe kjo është hera e parë që e shohim në një program shqiptar. Mirëpo duket se babai i tij nuk ka qenë aspak dakort.

“Unë nuk kam qenë dakort që Kristi të merrte pjesë në Love Story. Ai është më i thellë, mirëpo Kristi duke qenë se është “monstër” i pëlqen të bëjë eksperimente sociale, i pëlqen të kuptojë si funksionojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk e di nëse ata aty do ta kuptojnë që ai është në linjën e eksperimentimit”, tha Roberti gjatë një interviste për Jonida’s Room.

Roberti ka pohuar gjithashtu se djali i tij nuk do ta gjejë partneren e tij ideale në “Love Story”.

“Nuk përjashtohet por se besoj që do ta gjejë aty. Kristi është shumë special ka modele femërore që nuk korrespondon aty”, është shprehur Roberti.

Share With:
Translate »
167 Views