Robert Aliaj shkon me të bijën në protestën e studentëve dhe bëri deklaratën më frymëzuese (VIDEO)

Dhjetëra personazhe të famshëm kanë treguar mbështetjen e tyre për protestën e studentëve të Universiteteve publike.

Ndërsa ditën e djeshme gazetari Blendi Fevziu ishte një prej emrave të njohur të ekranit shqiptar që u shfaq para Ministrisë së Arsimit, ditën e sotme studentëve iu është bashkuar edhe artisti Robert Aliaj, bashkë me të bijën.

Ai dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që mos të ndalet për të kërkuar të drejtat që i takojnë.

“Jam i lumtur që vajza ime është këtu në një moment glorifikues, ku studentët do të bëjnë trendin e politikës dhe të ardhmes. Ku do të vendosin studentët dhe jo neve, që e shkatërruam dhe nuk i sollëm asnjë prespektivë fëmijëve tanë. Do të vendosni ju, se ne nuk arritëm gjë. Unë po bëhem 60 vjeç me shpresën për t’u bërë ky vend. Mos u ndalni, bëni diçka sot që fëmijët tuaj që të kenë të bëjnë diçka. Unë ju përshëndes”, tha Aliaj.

Ndërsa shoqërohej nga vajza e tij Gala, ajo vendosi që të shprehte dy fjalë në anglisht duke treguar mbështetjen për studentët:

“Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush, në këtë moment”.

Pavarësisht se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi mesditën e së enjtes për heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Sot është dita e katër e protestës së studentëve që po përhapet edhe në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit janë:

1.Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2.Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3.Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4.Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Share With:
Translate »
955 Views