Robert Aliajt nuk i del inati me Sabianin: U fut në mënyrën më të frikshme një prind mes një çifti
Robert Aliaj i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ka komentuar hyrjen që bëri Sabiani në Big Brother, gjë që sipas tij ndikoi tek marrëdhënia e Kristit me Keisin.
Roberti e quajti të paprecedentë atë që ndodhi duke akuzuar Sabianin se prishi marrëdhënien mes tyre.
“Keisin e kam parë si vajzë të mirë. Kristi është shumëi sinqertë. As si lojë nuk e kam parë. Aty ndodhën shkelje të shumë limiteve të komunikimit dhe të së drejtës. Është e paprecedent ajo që ndodhi aty. Është e paprecedent në historinë e televizioneve. U fut në mënyrën më të frikshme një prind mes një çifti. Njëri u ndikua tmerrësisht nga prindi. Prishi lojën e Kristit, prishi marrëdhënien. Ai tha i ka marrë vajza ime këshillat e mia. Asnjë vajzë nuk do të dëshironte ta jetonte atë moment të rëndësishëm në prani të prindit të vetë të dhunshëm, sepse ai u fut me deklarata të forta por më pas u zbut dhe u bë si një ëngjëll”, tha Roberti.