Robert Berisha shpërndan foton e fëmijërisë dhe na u duk sikur pamë Renee-në

Robert Berisha është kthyer në një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it shqiptar, i cili disa javë më parë bëri bujë me deklaratën se ishte ndarë nga Nora Istrefi.

Dyshja u përfol shumë në media dhe megjithëse fansat e tyre s’donin ta besonin këtë lajm, jetët e Norës dhe Robertit u ndanë në drejtime të ndryshme.

Të dy janë fokusuar tek pasioni i tyre, muzika, ndërsa vazhdojnë të jenë aktivë për fansat në rrjete sociale.

Së fundmi, Roberti ka ndarë në InstaStory-n e tij një foto të vjetër, ku shfaqet më i vogël në moshë.

“1988”- shkruan këngëtari krahas fotos ku na bie në sy fakti se ka qenë gjithmonë një djalë king dhe shpesh ka rënë në sy të femrave të njohura të showbiz-it.

Prej disa kohësh, ai po përflitet për një lidhje të re me një modele, mirëpo Roberti ka treguar se momentalisht s’ka asgjë të re në jetën e tij pas ndarjes nga Nora.

Share With:
Translate »
495 Views