Duhet të shihni Angelina Jolie bashkë me të bijat në tapetin e kuq!

U bë kohë që fëmijët e Angelina Jolie-së janë pranë saj në çdo event apo dalje të mundshme. Ylli i filmave është shfaqur së fundmi në premierën e Maleficent në Romë, bashkë me 2 nga vajzat e saj, Shiloh dhe Zahara.

Zahara dhe Shiloh Jolie-Pitt duket se i ishin përshtatur të ëmës dhe subjektit të filmit. Tek të treja mbizotëronte ngjyra e zezë, me detaje që e thyenin. Zahara, vajza 14-vjeçare e adoptuar e Jolie-së u shfaq e veshur me një fustan të errët, të gjatë deri në fund të këmbëve nga Versace, por çfarë ra më shumë në sy ishin flokët e saj natyrale të kapura lart.

Nga ana tjetër Shiloh, iu përshtat eventit, por gjithnjë duke qëndruar brenda stilit të saj. Ajo zgjodhi një xhektë të zezë që ndërpritej nga vija të florinjta, një palë pantallona dhe atlete.

Aktorja duket më e lumtur se kurrë pranë të bijave, tashmë zonjusha. Ndryshe nga herët e tjera, djali i madh i Jolie-së, Maddox e kishte të pamundur të shoqëronte të ëmën në premierën e filmit për shkak të angazhimeve në universitet.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktorja rrëfeu se sa qejf është të jesh prindi i një adoleshente duke thënë se:”Kur ata janë adoleshentë, ti nis të kujtosh veten në atë periudhë”. Dhe në fakt, të paktën çfarë lexohet nga gjuha e saj e trupit duket se aktorja e shijon vërtet çdo sekondë të kaluar me ta!

Share With:
Translate »
534 Views