Roli i akupunkturës në çiftet që kanë probleme të ngjizjes së shtatzënisë, sipas studimeve

Hulumtimet sugjerojnë se akupunktura mund të jetë e dobishme për çiftet që i nënshtrohen fekondimit in-vitro (IVF), por verdikti i fundit ende nuk mund të sigurojë nëse kjo metodë do të përmirësojë fertilitetin në përgjithësi.

Megjithëse studimet më të vogla tregojnë rezultate premtuese, nevojiten më shumë kërkime përpara se të mund të themi me siguri se kjo terapi e vjetër mund t’ju ndihmojë të mbeteni shtatzënë, shkruan burimi Baby Center.

Akupunktura bazohet në teorinë se energjia vitale rrjedh nëpër trup përgjatë rrugëve të caktuara.

Mes tjerash, akupunkturistët përpiqen të balancojnë këtë energji dhe të rikthejnë shëndetin duke stimuluar pika specifike përgjatë rrugëve me gjilpëra të holla. Edhe pse ka qenë një element kryesor i mjekësisë kineze për rreth 5000 vjet, akupunktura ka fituar pranim në komunitetin mjekësor amerikan vetëm në dekadat e fundit.

Në vitin 2002, një ekip studiuesish gjermanë, zbuluan se akupunktura rrit ndjeshëm shanset për shtatzëni në mesin e një grupi prej 160 grave që po i nënshtroheshin trajtimit IVF.

Dyzet e dy përqind e grave që morën akupunkturë mbetën shtatzënë, krahasuar me 26 përqind të atyre që nuk morën trajtim.

Studiuesit, supozuan se akupunktura ndihmoi në rritjen e rrjedhjes së gjakut në mitër dhe relaksimin e indit të muskujve, duke i dhënë embrioneve një shans më të mirë për t’u implantuar.

Studime të tjera sugjerojnë se akupunktura është efektive në reduktimin e stresit. Meqenëse stresi është treguar se pengon të mbeteni shtatzënë, ka kuptim që ulja e stresit përmes akupunkturës mund të përmirësojë teorikisht shanset për të mbetur shtatzënë.

Akupunktura mund të ndihmojë gjithashtu infertilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se trajtimet e rregullta përmirësojnë ndjeshëm numrin dhe lëvizshmërinë e spermës.

Hapi më i mirë i parë për trajtimin e çdo problemi të fertilitetit është të kontaktoni një specialist.

Nëse vendosni të provoni akupunkturën, kërkoni një akupunkturist të certifikuar, shumë prej të cilëve janë gjithashtu mjekë.

Share With:
Translate »
214 Views