Rosie Huntington Whitely flet pa doreza lidhur me mëmësinë, teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

ta janë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it. Supermodelja Rosie Huntington Whitely dhe aktori i njohur Jason Statham mjoftuan në gusht të këtij viti se do të bëheshin prindër për herë të dytë.  Lajmin e bëri të ditur vetë bukuroshja me një postim në Instagram ku shfaqej para pasqyrës me barkun e fryrë.

Së fundmi, Rosie Huntington-Witeley ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, teksa ka treguar edhe për ndjenjën që kishte kur lindi djalin e saj të parë, Jack, në vitin 2017. Supermodelja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të fejuarin, aktorin Jason Statham ka rrëfyer periudhën që kaloi kur u bë nënë për herë të parë.

Për një periudhë pasi linda djalin tim të parë, pati një ndryshim të vërtetë në identitet dhe një lloj mërzie për humbjen e jetës tuaj të vjetër dhe kush isha dikur. Më mori shumë kohë për të kuptuar këtë, por mendoj se sapo hyra në rol, e përqafova atë dhe gjithçka u qetësua paksa.

Modelja e famshme në mes tjerash tha se të bëhet nënë e dy fëmijëve e ka fuqizuar atë më shumë se kurrë.

Tani në të tridhjetat e mia, vetëbesimi im është shumë më i madh dhe aftësia ime për të marrë vendime dhe për të mos dyshuar në veten time është më e fortë. Ndihem sinqerisht sikur jeta ime është shumë më e plotësuar.

 

Statham dhe Rosie kanë jetuar prej kohësh në SHBA, mirëpo së fundmi kanë vendosur të zhvendosën në Londër për t’i plotësuar dëshirën Rosie-t. Thuhet se ata kanë blerë një shtëpi 7.5 milionë paund në Chelsea. Sipas burimeve pranë çiftit kjo ka qenë një dëshirë e Rosie, pasi ajo dëshiron të rrisë djalin 4-vjeçar në Londër pranë të afërmve.

Dyshja e famshme kanë 11 vite lidhje dhe marrëdhënia mes tyre ka shkuar për mrekulli. Çifti i mirënjohur në vitin 2018 zgjodhën të kenë një ceremoni luksoze martesore me familjen dhe miqtë e ngushë në shtëpinë e tyre në kodrat e Hollywood.

Share With:
Translate »
130 Views