Rrëfehet këngëtari i njohur: Isha shumë i ri kur u bëra baba, ishte gjëja më e frikshme

Liam Payne në mars të 2017-tës u bë baba për herë të parë i një djali dhe prej atij momenti jeta e tij ka ndryshuar plotësisht. Së fundmi në një intervistë të dhënë për “MTV News” këngëtari ka folur hapur si është prindërimi për të dhe sa shumë është transformuar në këto vite. Ai ka treguar se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të niste një jetë të re si baba, ndërkohë që ishte duke gjetur veten si një person i rritur.

“Në fillim është gjëja më e frikshme në botë, sepse në fillim mendon ‘Oh Zot duhet të kujdesem për këtë njeri kaq të vogël’. Isha shumë i ri kur u bëra baba, kështu që kam qenë duke mësuar gjithë kohës. Mendon se do të gjesh përgjigjen e çdo gjëje dhe nuk arrin t’i gjesh, sepse je akoma duke gjetur veten. Nuk duhet vetëm të kujdesesh apo të mësosh për veten, por duhet të mësosh edhe për atë gjënë e vogël që ka nevojë për ty”, ka thënë Liam. Megjithatë ai ka shtuar se një fëmijë të jep mundësinë të bëhesh një person më i mirë dhe ai e ka provuar vetë këtë gjë. Tashmë Liam po jeton momentet më të bukura me partneren e tij të re, Maya Henry dhe ai ka pranuar publikisht se është mjaft i lumtur me të. Liam ka treguar se Maya është shumë e qetë dhe se i gjendet gjithmonë pranë.

Share With:
Translate »
554 Views