Rrëfehet modelja e njohur: Kur u bëra nënë, një pjesë e imja vdiq!

Modelja e njohur Gisele Bundchen pranoi se kujdesi për fëmijët e saj ishte më kërkues sesa të punonte si modele. Në librin e saj kujtimesh, të titulluar “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, ajo tregon se si duhej të hiqte dorë nga shumë fusha të jetës së saj në mënyrë që të kishte një familje me Tom Brady-n.

“Unë dhe Tom donim ta bënim martesën tonë të funksiononte. Pra, ajo që kisha punuar aq shumë për të arritur, ajo që kisha bërë që në moshën 14-vjeçare, duhej të lihej pas. Nuk ishte një tranzicion i qetë. Kur u bëra nënë, humba veten disi. Ishte sikur të kishte vdekur një pjesë e imja. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i pavarur, gjithçka ishte për mua. Por tani, pata këtë qenie të vogël dhe papritmas, u ndjeva sikur nuk mund të bëja gjëra të tjera. Ishte shumë e vështirë për mua. Është një tronditje e madhe kur e përjeton këtë. Mësova shpejt se të jesh nënë është shumë më tepër punë sesa modeling,”- tha ajo.

Pavarësisht sa sakrificave që bëri, ajo nuk mundi ta mbante familjen së bashku me Tom Brady. Çifti u nda pas 13 vjetësh.

Share With:
Translate »
72 Views