Rrëfimi i Marios: Mamaja më tha se makeup-i nuk është për mua…

Mario Dedivanoviç pak kohë më parë bëri bujë me deklaratën e tij duke rrëfyer publikisht orientimin e tij seksual. Grimieri theksoi se rrugëtimi i tij për t’u bërë kaq i suksesshëm sa është sot, nuk ka qenë i lehtë. Këtë e ka rikujtuar edhe me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet me mamanë e tij pranë dyqaneve të “Sephora”, brand me të cilin Mario ka bashkëpunuar së fundmi për një linjë furçash makeupi.

“Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lançimit prandaj mbrëmjen e kaluar shkova me të tek Sephora që ta shihte për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë. Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeupi nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajon të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkruan Mario.

Share With:
Translate »
481 Views