Rrëfimi i nënës së re për ndryshimin e trupit pas lindjes së fëmijëve

Kur lindi djali im i parë, ndryshimet e trupit më gjetën të papërgatitur dhe nuk e kam fjalën vetëm për shtimin në peshë. Më parë mendoja se nuk do të vinte kurrë dita që do të bëhesha nënë, kështu që, në një mënyrë, mu realizua një ëndërr. Mirëpo, ishte ëndërr me pasoja sepse gjithçka ndryshoi, gjoksi, lëkura, hormone, gjendja emocionale…Nuk po e njihja më trupin tim…
U riktheva në punë, si nutricioniste, 12 javë pas lindjes. Nuk do ta harroj kurrë ndjesinë që përjetova tek ecja drejt zyrës, e ‘izoluar’ me reçipetat e posaçme për të mos rrjedhur qumshti, me veshjet që kisha blerë gjatë shtatzënisë e me çantën plot sterilizues e gjëra për bebin.


Ndërkohë, kolegët e mi tregonin se si I kishin kaluar pushimet e fundit.
Me gjithë njohuritë e mia për ndryshimet e shëndetit dhe gjendjes, nuk po përshtatesha dot me trupin tim të ri dhe vetëm në këtë moment e kuptova se si mund të ndihet një femër që nuk i vesh dot më xhinset e dikurshme. E gjendur në një kaos mendimesh e ndjesish, i kërkova tim shoqi të më fotografonte në ditë të ndryshme, pas lindjes, për të dokumentuar ndryshimet e trupit në ditët e para të lindjes.
Kur i pash, u shokova. Në disa prej tyre dukesha sikur isha ende shtatzënë. Megjithatë, kur gjeta funqinë, i hodha në blog dhe shkrova gjithsesi për këtë çështje që tashmë është e kapërcyer.
Living

Share With:
Translate »
882 Views