Rrëfimi i rrallë i Arilena Arës: Si ndryshoi jeta e saj pas humbjes së babait

Këngëtarja Arilena Ara, fituese e “X-Factor” dhe një talent në muzikë, tashmë nuk do t’i përkushtohet vetëm një fushe.

Së fundmi e pamë Arilenën në ekran si moderatore, në emisionin “Piranjat” ku bashkë-prezanton me Florjan Binajn.

Ajo është një emër tepër i njohur dhe i dashur për ekranin, të cilës iu deshën vite të punonte fort e të ngjiste shkallët e karrierës së saj.

Por, si ndryshoi jeta e Arilenës pas humbjes së të atit? Ajo vetë rrëfehet në një intervistë për “A live night”.

Dëshira e të atit për ta parë atë duke kënduar në skenë, e bëri të përballojë dhimbjen dhe të ecë përpara.

“Kur kthehem dhe flas për XFactor, e bëj me dashuri sepse aty më ka ndryshuar jeta 360 gradë, sepse ishte një shkallë që më çoi në një gjë tjetër dhe kjo erdhi pas humbjes së babait tim. Forma më e mirë të përballoja këtë humbje të madhe ishte të bëja këtë gjë që ai donte. Kështu që duhet patjetër të isha aty. Doja ta bëja krenar tim atë.

Fitova, fillimisht audicionet, duke gënjyer për moshën time, e dhashë emrin tek gjimnazi i motrës. XFactor fitova për vetëbesimin dhe sigurinë por trofeu nuk do më jepte gjithë kënaqësinë e botës, kisha marrë një mësim. Më morën seriozisht patjetër.”

Share With:
Translate »
105 Views