Rrëqethëse! Braktiset një tjetër foshnje në Tiranë, shpëtohet nga motër e vëlla
RRËFIMIN EKSKLUZIV TË VAJZËS PËR JOQ E GJENI NË STORY
Një histori rrëqethëse është rrëfyer ekskluzivisht për JOQ nga një e re dhe vëllai i saj, me plot gojën heronj! Të rinjtë i kanë shpëtuar jetën një bebeje që kishte vetëm 4 orë që ishte lindur nga nëna e tij në një pallat të Tiranës dhe ishte lënë në shi.
Gjykuar nga skena e ngjarjes, dikush kishte ndihmuar nënën të lindte pasi i kishte prerë me thikë kordonin umbilikal foshnjes. Falë vajzës dhe të vëllait foshnja mbijetoi, sot është 2 vjeç, ka emrin e një engjëlli dhe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës.