Rrëqethëse, si e mbrojti me trup nëna të birin nga makina me 130 km/orë
Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur dje në “Malin e Robit” ku humbën jetën dy shtetas, vjehrri dhe nusja.
Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.
Sipas dëshmitarëve, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç, shkruan Abc News.
I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.
Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka.
Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë.