“Rreth botës për 365 ditë”, brenda ditëlindjes së djalit të Dojna Memës

Sot një vit më parë, Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bekuan me fëmijën e tyre të parë, një vogëlush të cilin e pagëzuan me emrin Nolan Sol.

I vogli ka mbushur sot një vjeç, ndërsa mami Dojna e nisi ditën me një urim tepër të veçantë:

1 vit me burrin e vetëm që mund të më bëjë  ç’të dojë, e prape nga mbrapa do më ketë. Ditëlindja e parë e Nolan Sol”- shkruante ajo.

Në rrjete sociale, moderatorja ka ndarë pak më parë pamje nga ditëlindja e Nolan Sol, të cilit i kishin zgjedhur tortën më të veçantë: Një tabelë me destinacione të ndryshme nëpër botë dhe shkrimin:

“Rreth botës për 365 ditë”.

“1 vit me Nolan Sol qe solli diellin pas stuhive, pranine pas mungeses!
Te gjithe bashke rreth diellit tone ☀️ #nolansol”- shkroi ajo.

 

 

Share With:
Translate »
116 Views