“Rrezik shtatzënie?”/ Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Nuk eci dot! Më kanë dënuar të…

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një postim në Instastory Rudina ka hapur një ‘ask me a question’ ku shkruan: “Do bisedojmë pak? Se më kanë dënuar të rri shtrirë!”

Menjëherë ndjekësit e saj e kanë i kanë shkruar aktoren për gjendjen e saj shëndetësore, ku dikush e pyet nëse bëhet fjalë për një “rrezik shtatzënie.”

Por Rudina sqaroi se ka një tjetër problem: “Jo nuk kam rrezik shtatzënie! Kam muskulin piriformis që prek nervin shiatik dhe nuk ec dot”- tha aktorja duke shtuar se nuk ende asnjë përmirësim.

Kujtojmë se pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.

Share With:
Translate »
108 Views