Rritet ndjeshëm numri i rasteve me Koronavirus në 24 orë, ja sa raste vetëm në Tiranë

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent në vendin tonë që nga pranvera e vitit 2020. Përgjatë këtyre ditëve numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm dhe vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 671 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 366 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
112 Views