Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, Tirana me 79 raste

284 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga 4,201 testime të kryera. Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve, pas javësh ku situata edhe me vijimin e procesit të vaksinimit dukej e stabilizuar. Por duket se varianti Delta i konfirmuar edhe në Shqipëri po sjell rritje të rasteve dhe mes të vaksinuarve.

Fatmirësisht ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete sot, ndërsa Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.

Rastet me të infektuar janë konfirmuar në:

79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4201

Testime totale 942,728
Raste pozitive 134,487
Raste të shëruara 130,503
Raste Aktive 1,524
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 543
Shkodër 223
Vlorë 150
Elbasan 134
Fier 140
Lezhë 86
Durrës 83
Berat 48
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 36
Dibër 13

Share With:
Translate »
110 Views