“Rriti 4 fëmijë jetimë, mbajti një perandori në kurriz”, Lori përlot me fjalët për prindërit

8 marsi është dita ndërkombëtare e femrës. Disa e festojnë, të tjerë ngrenë zërin për çdo padrejtësi që i bëhet femrave, ndërsa Lori Hoxha ka zgjedhur këtë ditë për të dhënë një mesazh të fortë për të gjitha femrat. Ajo është trashëgimtare e ‘Top Media’ dhe jo rrallë herë është vënë në qendër të mediave për jetën luksoze dhe për karakterin e saj. Por me këto fjalë ajo ju tregon të gjithëve se asgjë nuk është e lehtë për tu arritur dhe femrat janë të forta e mund t’ia dalin të vetme. “Na kanë mësuar që në moshë të vogël që ne kemi nevojë të gjejmë princin tonë dhe se pa të nuk jemi të plota. Shoqëria na ka ngulitur në tru idenë se vajzat e vogla nuk mund t’ia dalin të vetme, pa ndihmën e një mashkulli. Ndoshta për disa prej jush nuk ka vlerë, por unë ju them të mos i dëgjoni këto idiotësi. Më është thënë gjithë jetës sime si e rritur, që jam e vetme në këtë botë dhe çdo arritje e kam prej tim ati. Pavarësisht se jam shumë e nderuar dhe e lumtur që jam vajza e tij dhe e di shumë mirë impaktin që ka në jetën time, unë isha vetëm 14 vjeç kur ai ndërroi jetë. Ndërsa e falënderoja atë gjatë gjithë jetës për gjithçka rrugës kam harruar që ja kemi dalë vetë në këto 10 vite. Nëna ime, dy motrat dhe unë kemi luftuar kundër çdo gjëje për të qenë këtu dhe për t’ia dal të vetme edhe pse na është thënë se nuk jemi mjaftueshëm të mira për ta arritur, sepse jemi femra dhe na duheshin meshkuj me kostume që ta na merrnin seriozisht…

Rezultate imazhesh për lori hoxha familja

Mami im rriti 4 fëmijë dhe ka mbajtur një perandori mbi kurriz, motra ime ndërtoi familjen e saj dhe është një nga nënat më të mira që kam takuar ndonjëherë edhe pse ende vazhdon të shkollohet për të mbaruar juridikun dhe për të ndjekur ëndrrat e saj. Ndërsa motra e vogël padyshim që do të jetë një vajzë e fortë dhe e suksesshme që kurrë nuk do mposhtet nga një mashkull. Ndërsa unë jam kaq krenare që mund të them se i njoh këto femra dhe kam jetuar me to. Jam krenare për ju. Nëse je një vajzë e vogël që po e lexon këtë , duhet të dish që duhet ta respektosh veten dhe ke për t’ia dalë më së miri”, ka shkruar Lori, bashkangjitur një fotoje me trëndafila.

Share With:
Translate »
853 Views