Rrjedha e ujit në Malësi të Madhe merr para makinën, brenda ishin babë e bir

Një makinë e ka marrë rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Në të udhëtonin tre persona, banorë të zonës, babai Pjetër Rushaj me dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara makinën, vajza e 50-vjeçarit ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa babanë e saj dhe vëllain i ka marrë rrjedha e ujit, e cila siç duket edhe në këtë video është shumë e fuqishme.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Ata po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)

Share With:
Translate »
107 Views