Rudina Dembacaj ndan foton e ëmbël pranë së bijës dhe ish-bashkëshortit

Pak javë më parë, lajmi se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, Aleks Varfaj ishin në prag divorci bëri xhiron e mediave. Derisa, rreth një muaj më parë, e ftuar në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, Rudina foli hapur rreth kësaj çështjeje duke pranuar se ajo dhe Aleksi ishin duke u divorcuar. Aktorja nuk dha detaje të tjera, megjithatë kemi parë që ajo dhe ish-partneri ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe do të jenë gjithmonë të lidhur nga vajza e tyre, Viktoria.

Sot, vogëlushja feston 3-vjetorin dhe Rudina ka ndarë një urim në Instagram dhe një foto të ëmbël, ku shfaqet me të bijën dhe ish-bashkëshortin.

“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote, e vetmja gjë që nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë”, -ka shkruar aktorja.

Share With:



246 Views