Rudina Dembacaj tregon pse do hiqte dorë nga dashuria: Vajza e Markut më tha do vij me ty
Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur për jetën e saj private.
“Për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj Rudina?”, ishte një nga pyetjet që iu drejtuan saj, ndërkohë që aktorja u shpreh, se do të hiqte dorë nga dashuria vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.
“Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat, që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha aktorja.