Rudina Dembacaj zbulon pak nga shtëpia e saj dhe duket kaq luksoze!

Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur për publikun si dhe një personazh mjaft i komentuar.

Së fundmi, ajo ka publikuar një postim në Instastory, ku zbulon pak nga shtëpia e saj.

Shtëpia duket mjaft e bukur por që ka ende nevojë për sistemim. Rudina ka publikuar se vijon ende sistemimi i rrobave dhe orendive të shumta në shtëpi.

“Nuk kam nerva”, shkruan ajo ndërkohë.

Më herët, Rudina ka thënë se se “ka turbulenca të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.’”

“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto medime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”– tregoi ajo.

Share With:
Translate »
138 Views