Rudina dhe Aleksi festojnë sot ditëlindjen e Viktorias dhe fjalët nuk mund të ishin më të bukura se kaq
Shtëpia e Rudina Dembacaj sot do të festojë për më të voglën e familjes, Vikin e cila mbush plot 7 vjeç. Këtë gëzim e ka bërë të ditur vetë aktorja e njohur përmes një postimi në instagram, e cila i dedikon fjalët më të ndjera vogëlushes së saj.
“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkruar me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe ( siç thua ti ) , përgjithmonë dorë për dore. ♥️ #viktimamit #7vjeç”, ka shkruar Dembacaj krahas disa fotove të vajzës me mami Rudin, gjyshen, partnerit të mamasë Mark Frrokut dhe fëmijëve të tij.
View this post on Instagram
Urimi për të bijën sigurisht nuk mund të mungonte edhe nga babai i Viktorias, Aleksandër Varfaj i cili shkruan: “Gëzuar ditëlindjen zemra babit. Të dua sa qielli”.
View this post on Instagram