Rudina lexon përralla për fëmijët dhe ju dhuron Pitilushe podcast

Gazetarja dhe shkrimtarja Rudina Xhunga ishte sot e ftuar në bibliotekën “Hamit Beqaj”, në njësinë 8 , Tiranë, për t’u lexuar fëmijëve, “Përrallat e Pitilushes”.

Anisa Ymeri kishte mbledhur fëmijë të të gjithë  zonës dhe fëmijë të tjerë të cilët kishin parë lajmërimin për te lexuar përralla.

Në bibliotekën e njësisë, çdo të shtunë mblidhen fëmijë për të  lexuar.

Sot, fëmijëve, u ishin bashkuar dhe fëmijët e Institutit të të Verbërve, të cilët dëgjuan përrallat e Pitilushes, që lexoheshin nga autorja.

Veç leximit të përrallave, Rudina u bëri fëmijëve dhe një dhuratë, “Pitilushe Podcast”. Përrallat e Pitilushes të regjistruara të cilat do t’i gjeni në dritare.net ose mund t’i shkarkoni dhe t’i keni në celularët tuaj, për t’i dëgjuar me fëmijët.

Të ardhur në takim nuk ishin vetëm nga Tirana, por dhe më tej. Një mësuese nga Shijaku kishte sjellë djalin e saj të vogël. Ajo erdhi në këtë takim edhe për të kërkuar libra për bibliotekën e Shijakut.

Mësuesja kërkonte që suksesi i bibliotekave në Tiranë të ishte njësoj dhe në qytetet e tjera, pasi fëmijët kudo janë, duan të lexojnë. Fëmijet gjithashtu lexuan, recituan dhe kënduan

Share With:
Translate »
948 Views