Rudina Xhunga do të hajë nga duart e të shoqit? Ja çfarë përdor si karrem…

Gazetrja Rudina Xhunga dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu gazetar, Dritan Hila, kanë qenë sot të ftuar në emisionin e mesditës në Klan, “Kush vjen për drekë”. Të dy kanë vënë përparëset për të gatuar një nga pjatat me të cilat Rudina, jo aq e dhënë pas gatimit sa pas shijimit, ndihet më e sigurt. “Supa e vjehrrës” është tashmë një nga pjatat e saj të forta…Dritani ka gatuar një pjatë makarona në stilin Italian, meqenëse pikërisht ne vendin fqinje, ka mësuar te gatuaje. Kjo eshte edhe arsyeja pse Dritan Hila është përkushtuar më tepër në kuzhinë se Rudina. Ndërsa gatuanin, të dy kanë ndarë me publikun edhe momente nga kuzhina e tyre.  “Nuk jam një kuzhinier profesionist por di të gatuaj gjëra të mira”- ka thene Hila….Duke e ditur këtë Rudina përfiton, sa herë që i shkon ndër mend të hajë një ‘gjë të mirë’. Mirëpo, Dritani mund të mos jetë gjithmonë në humor për të gatuar kështu që Xhunga ‘përdor’ të bijën në mënyrë që të ndizet soba…A nuk do ta benim te gjithe nje gje te tille? 

Share With:
Translate »
1081 Views