“Sa e lodhshme është jeta prej mamaje që punon”. Kaq u desh dhe Chiara Ferragni-n e masakrojnë në komente

Gjatë një udhëtimi pune në Paris, blogerja italiane Chiara Ferragni ka postuar në profilin e saj me 13 milion ndjekës një foto ku ka treguar për trishtimin që ndjen për shkak se është ndarë nga i biri.

Do qëndroj në Paris për 48 orë dhe është hera e parë që e lë Leon në shtëpi me babin. E adhuroj punën time dhe duhet të përqëndrohem tek ajo këto momente… por nuk kam si të mos ndihem e  trishtuar dhe më mungon im bir. Jeta e mamave që punojnë është vërtet e vështirë”. Siç ndodh kudo, ky lajm u botua në një prej  portaleve italiane dhe kaq u desh. Komentet që bëhen nën lajm e vënë blogeren me shpatulla pas murit dule inpërmendur punën dhe jetën e saj luksoze.

“Pse punon ti? Kur krahasoheni me njerëz që bëjnë “salti mortali” për të nxjerrë muajin, më çmendni përfundimisht”…

“Do doja që të të tregoja vërtet se ç’është puna… ti nuk ia ke idenë të mamave dhe grave që punojnë”…

“Shiko të të vijë turp për gjithë ato vajza që rrisin fëmijët në shtëpi dhe ato që duhet t’i çojnë në çerdhe për të fituar dy lek.
Mjaft…”

Plot 367 komente, mes tyre edhe mbështetës por shumica e kanë sulmuar ashpër Chiara Ferragnin.

 

Share With:
Translate »
597 Views