Sa është rritur! Angelina Jolie fotografohet në një dalje të rrallë me djalin e saj Knox

Angelina Jolie është fotografuar gjatë fundjavës në Los Angeles me djalin e saj 15 vjeçar. Kjo fotografi konsiderohet e rrallë pasi ajo nuk bën thuajse asnjë dalje publike me fëmijët e saj.

Aktorja e “Maleficent” dhe djali i saj 15-vjeçar u fotografuan duke dalë nga një dyqan kafshësh të dielën me disa çanta të mbushura me lodra dhe ëmbëlsira.

Dyshja nënë e bir kanë qenë duke blerë sende për kafshët e tyre shtëpiake. Jolie e ka deklaruar gjithmonë pasionin e saj për kafshët, dhe familja ka rritur disa qen, lepurushë dhe gjarpërinj gjatë viteve.

Ndërsa duket se Knox është përpjekur të shmangë vëmendjen, motra e tij binjake, Vivienne me sa duket e ka përqafuar atë. Ajo kohët e fundit ka punuar si asistente dhe bashkëproducente me nënën e saj në shfaqjen e Broadway “The Outsiders”.

 

Share With:
Translate »
35 Views