Sa është rritur! Fjolla Morina bën dedikimin e rrallë për vajzën e madhe që e mban shumë privat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me dy vajzat e saj.

Ajo ka dy vajza me dy bashkëshortë ndryshëm: Alayah dhe Lediana.

Kjo e fundit feston sot (e martë) ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast nuk ka munguar një urime i përzemërt i Fjollës për më të dashurën e saj.

“Edhe 100 vite zemra e Mamit! Paç bekimin e Zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi. Ti je gëzimi, buzëqeshja. Uroj që në jetë, të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime!! Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës. Të dua shumë mami”, ka shkruar këngëtarja në një urim për vajzën e saj në Instagram.

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi të Ledianës, e cila mesa duket është rritur dhe nga një vogëlushe është shndërruar në një zonjushë të vërtetë.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Fotografitë atraktive të vajzës së këngëtares kanë tërhequr edhe vëmendjen e fansave të saj, të cilët e kanë komplimentuar dhe uruar vajzën bukuroshe të Fjollës.

Share With:
Translate »
488 Views