Sa familje e bukur! Ja ku e nisën fundjavën Arbana, Edi, Joni dhe Dielli

Si e shtunë që është, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj zgjodhën të largohen nga kryeqytetit për të shijuar një fundjavë në plazh.

Së bashku me dy djemtë e tyre, ata u nisën drejt Durrësit dhe Arbana s’na i kurseu ca foto e video në Instagram që na i kënaqën sytë!

Ajo dhe Dielli u ulën pas në makinë, në mënyrë që mami Arbana të mbante të voglën, ndërsa Joni u ul krah Eduartit në sediljen e parë.

Si dy pëlqyes të operas, ata dëgjuan në makinë muzikën e preferuar teksa mbanin shtrënguar duart me njëri-tjetrin, ndërsa moderatorja i filmonte.

Mund të themi me plot gojën se janë një ndër familjet më të ëmbla të showbiz-it shqiptar dhe nëse s’mendoni ende kështu, do të bindeni kur të shihni këto pamje:

 

Me rastin e Ditës së Nënave, Eduarti tregoi pse zgjodhën emrin Diell për djalin e tyre. Ai publikoi disa imazhe të vjetra të nënës së tij dhe zbuloi se atë e quanin Diella.

Pikërisht prej saj janë frymëzuar për të zgjedhur emrin e djalit. Zakonisht të rriturit zgjedhin që emrin e prindërve ta trashëgojnë tek fëmijët e tyre të vegjël dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse Eduarti dhe Arbana bënë këtë përzgjedhje.

“Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975. Imazhi i ‘Karamela Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘i ranxhatës’, ‘i sapunit 5 leksh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend”, ka shkruar Eduarti përkrah fotove të nënës.

Share With:
Translate »
543 Views