Sa i qenka rritur barku Amit

Fundjava e tyre iu kushtua familjes dhe miqve.

Aktori i humorit Ermal Mamaqi dhe moderatorja e dashur Amarda Toska kaluan një fundjavë të bukur pranë miqve të tyre.

Ermali ka treguar një foto në të cilën bie në sy rrumbullakësia e Amit.

Ajo është në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe duket më e bukur se kurrë më parë. Në këtë foto familjare nuk mund të mungonte Joeli i vogël, djali i tyre.

Lajmi për shtatzëninë e Amit ishte një nga më të bukurit që qarkulloi në media. Dhe si gjithmonë Ermali ishte i pari që njoftoi këtë ndryshim në jetën e tyre në mënyrë mjaft origjinale.

Ata janë një nga çiftet më të konsoliduar që ndajnë me njëri -tjetrin vite dashurie dhe tashmë kanë një familje të adhurueshme.

Share With:
Translate »
1148 Views