Sa moment i ëmbël! ‘Ndryshohen rolet’ mes Elitës dhe Zërit, ja çfarë bën i vogli për mamin
Elita Rudi është një nga moderatoret më të mira në ekranet në Kosovë. Nuk ka shumë kohë që sapo ka përfunduar edicionin e ‘Post Big Brother Kosova’ dhe tashmë është e fokusuar në projektet e saj. Mirëpo, një nga ‘projektet’ më të rëndësishme të saj, janë fëmijët dhe të qenit nënë.
Tashmë ajo është më e lirë që të kalojë kohë më shumë me dy fëmijët e saj të vegjël, Zërin dhe Botën. ‘Mami Elita’ është shumë e përkushtuar dhe do të japë maksimumin e saj, por mesa duket edhe fëmijët duan ta kënaqin.
Sot, moderatorja postoi një video shumë të ëmbël ku shfaqet me Zërin, i cili i këndon mamit të tij.
‘I kemi ndërruar rolet. Kënga për mamin freestyle nga Zëri‘-shkruan Elita krah postimit.