Sa ngjajnë, Mariza Ikonomi prezanton për herë të parë motrën dhe ka ca fjalë zemre
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi ka prezantuar për herë të parë motrën e saj.
Ajo ka zgjedhur pikërisht ditëlindjen e saj për t’i bërë një urim publikë dhe duke publikuar disa foto nga momente të ndryshme që kanë kaluar me njëra-tjetrën.
Vihet që motrat kanë një ngjashmëri shumë të madhe bashkë, por gjithashtu vëmendje kanë tërhequr fëmijët e Ledias, që pa dyshim e kanë bërë Marizën tezen më të lumtur.
“Vetem nje mendim per Ty, me ben te buzeqesh me pak lot
Vetem nje fjale e jotja, me ben te fluturoj bashke me te
Une dua vetem pak nga ty, te kuptoj se sa shume vlej
Dua vetem pak nga ty , dhe jeten perseri e rrembej.
E di s’mund te jem ne ditelindjen tende bashke me ty sot
Merzitem ndonjehere me kete jete kapricioze qe shpeh here nuk te ndjek nga do te shkosh
Por me duhet vetem pak nga ty
Dhe un shnderrohem ne nje dhurate
Dua vetem pak nga Ty
Te mbushem me dashuri, te paketohem e te nisem aty ku je ti tani….
Edhe 100 Tocja imeeeee e shtrenjte!!!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos./abcnews.al