Sa prindër “delikatë” Ermali dhe Aulona, i tmerruan fëmijët

Sot, Joeli (djali i Ermal Mamaqit) dhe Amara (vajza e Aulona Mustës) janë trembur për vdekje nga dy shaka tipike fëminore por hiç mos t’ju shkojë mendja se rrengjet ua ka punuar ndonjë shok a shoqe. Fajtorët janë respektivisht babi i Joelit dhe mami i Amarës. I pari gjeti fiks momentin kur i biri po studionte gjithë seriozitet një lopë nga afër që t’i thoshte: Bobo të hëngri. Vrapi i Joelit u ndal veç kur u sigurua që lopa s’e kapte dot teksa dëgjonte nga pas të qeshurat e Ermalit, që u kënaq sa s’thuhet.

Ndërkaq Amara po rrinte në buzë të pishinës kur një dorë e pamëshirshme e shtyu krejt pa mendje në ujin e pishinës. E kujt ishte e dora? As e ndonjë kushëriri, as e ndonjë shoqeje, por as më e pak e as më shumë e mamit të saj, Aulonës. Ndonjë mama tjetër po të kish shtyrë ndokush të bijën ashtu, do ish bërë bishë, po Aulona është bisha vetë.

Në kohët e sotme, kur prindërimi ka ndryshuar, skena të tilla mund edhe të kenë irrituar ndokënd, por për brezin që i ka provuar në kurriz janë gallata më pikante e verës, ndaj mos i merrni shumë seriozisht dhe mos i shani Ermalin dhe Aulonën që nuk u treguan dhe aq delikatë. Që të jemi me të vjetrën deri në fund (vetëm kësaj radhe) , “se mos i duam ne më shumë se ata”.

Share With:
Translate »
263 Views