Sa qenkan rritur vajzat! Ogerta Manastirliu fotografohet me familjen rrugëve të Tiranës
Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë nën petkun e politikanes, për shkak të detyrës të rëndësishme që mban. E kemi fjalën për Ogerta Manastirliun, e cila të rralla i ka daljet në publik që nuk lidhen me postin e saj.
Gjithnjë brenda kornizës së politikanit, ajo ka preferuar që jetën private ta mbajë sa më larg nga mediat. Por në një ditë pushimi, ku koha është e gjitha për familjen, është e pashmangshme që ta ndeshësh në rrugët e Tiranës.
Paparaci ynë, ka mundur ta fotografojë ministren e Arsimit, së bashku me bashkëshortin, dy vajzat dhe qenin, teksa kanë qenë duke ecur në këmbë, pranë stadiumit. Ashtu edhe si mund të dallohet, të katërt kanë qenë të veshur sportiv, duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.
“Është familja ajo që e ka ndjerë më shumë mungesën time. Vajzat janë në një moshë ku kanë nevojë që t’ju qëndrohet pranë, që të kenë mamën afër”, u shpreh Manastirliu.
E duket se koha e lirë tashmë për ministren është e gjitha e dedikuar për vajzat dhe bashkëshortin, duke shijuar ditët së bashku, pa u shqetësuar aspak nga sytë e kureshtarëve që i shoqëronin.