Sa shpejt ikin vitet! Fejohet vajza e vetme e Paul Walker

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker, është fejuar në moshën 22-vjeçare. Lajmin e ka dhënë modelja dhe partneri i saj, Louis Thornton-Allan, përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në video ajo shihet duke treguar unazën e diamantit që e mban në gisht ndërsa shkon për të notuar në pishinë. Postimin e saj ajo e shoqëroi vetëm me figurën e disa zemrave.

 

 

Ky lajm vjen një muaj pasi Meadow dhe Louis bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Louis publikoi në rrjete sociale një foto të tyre, në të cilën ata shfaqeshin shumë të afërt dhe duke parë plot dashuri në sytë e njëri-tjetrit.

Shokë të ngushtë”, shkroi ai përkrah fotos.

Dashuria ime”, komentoi më pas Meadow Walker.

Share With:
Translate »
150 Views