“Sa të heqim qafe italianin…”, Vajza e tij Emily në një romancë, por Ilir Shaqiri nuk është shumë dakord

Ilir Shaqiri e ka treguar shpesh në ekran marrëdhënien e tij me vajzën, Emily-n. Jo pak herë ai ka shprehur jo vetëm dashurinë, por edhe protektivitetin ndaj saj. Tani Emily është rritur dhe tek ajo kanë lindur ndjenjat e para të dashurisë për një djalë.

Babi Iliri nuk iu shmang kësaj teme gjatë një interviste në “Pushime On Top” duke treguar fillimisht si ka ndodhur njohja e Emily-t me të riun italian. Madje, me humor ai tha se do t’i pëlqente më shumë një shqiptar që është gati ta mirëpresë, “sa të heqin qafe italianin”.

Ilir Shaqiri: Ishin duke lexuar ca libra se bënë një Reels në Instagram dhe ishin duke lexuar romane gjoja ndërkohë që ngacmoheshin dhe unë i komentova “duhen disa enciklopedi për të lexuar sepse janë libra shumë të trashë kështu që kalojeni kohën duke lexuar” i thashë gocës. Kjo është historia.

-Në Big Brother ti ke qenë goxha xheloz për Emily-n, si po e menaxhon xhelozinë atërore?

Ilir Shaqiri: Me kalimin e ditëve, muajve, njerëzit ndryshojnë. Edhe gjalpi kur del nga frigoriferi është kallkan.

-Ca thonë që njeriu nuk ndryshon kurrë.

Ilir Shaqiri: Njeriu ndryshon në bazë të asaj që është situata, koha, çdo gjë del akull nga ngrirësi, por pastaj shkrihet.

-Mbase është tepër vonë, por do të doje ti që të martohej Emily me një djalë shqiptar, e ke dëshirë?

Ilir Shaqiri: Pse jo? Ku ka si ne? Sigurisht, unë nuk imponoj asgjë. Emily adhuron atë që është e gjithë Shqipëria, Tirana, njerëzit sepse ka të bëjë me një rreth shumë të madh shoqëror shqiptar. Fati i parë e çoi drejt një djali italian, “ben venga” siç i thonë italianët. Mirë se të na vish ti o çuni shqiptar sa të heqim qafe këtë tjetrin!

Share With:
Translate »
82 Views