Sa vjeç mbushi? Fjolla Morina feston ditëlindjen nga arratia dhe urimet më të ëmbla i mori vajza e madhe që është rritur kaq shumë

Fjolla Morina feston sot ditëlindjen e saj të 42-të dhe urimet për të saj kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Pas ngjarjeve që bënë bujë, këngëtarja është larguar nga “Instagram-i”, mirëpo kjo nuk i ka penguar njerëzit e saj të dashur që të ia urojnë ditëlindjen.

Nëpërmjet një postimi, bashkëshorti i saj, Fisnik Sylja ka uruar Fjollën me një foto të tyre, krahas së cilës ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime.”

Pas Fisnikut ka qenë vajza e madhe e Fjolla Morinës e cila ka uruar të ëmën në Instagram.

“Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje rimen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! ????????️ Tdon Maca jote mami”, ka shkruar Lediana.

Fjolla Morina ka qenë në qëndër të vëmendjes gjithë këto kohë pasi u arrestua pak muaj më parë nga policia. Së fundmi dasma me Fisnik Sylën në Maldive, si dhe një shtatëzani të mundshme e saj, u bënë mjaft të bujshme në rrjet.

Ndërkohë në fillim të muajit mars trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur

Share With:
Translate »
687 Views