Sabriu ka një djalë më të madh se Ermali dhe ne i dimë përmedësh këngët e tij

Pavarësisht moshës që ka, ai vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të dashur në vend. Talentin e tij për muzikë e ka trashëguar edhe djali i tij Ermali, i cili poashtu është një këngëtar shumë i pëlqyer.  Por, a e dini se Sabriu ka edhe një djalë tjetër më të madh se Ermali. Bëhet fjalë për Armendin i cili poashtu sa i përket karrierës i kishte ngjarë babait të tij. Armendi ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore, megjithatë ai u bë i njohur me grupin e tij “Votra”. Ndonëse, Armendi ka kohë që jeton në Londër, së fundmi duket se këto ditë gjendet në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur legjenda e muzikës, Sabriu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram. Në këtë fotografi shihen së bashku Sabriu me Armendin e Ermalin në emisionin e Labit.

 

Share With:
Translate »
930 Views